Dafina Prokshi është psikologe dhe terapiste me një përvojë të gjerë të punës me fëmijë, prindër, punëtor të edukimit të hershëm,klient të moshave të ndryshme dhe student të psikologjisë dhe edukimit. Dafina beson dhe ka dëshmuar përmes punës së që çdo qëllim pozitiv është e mundur të bëhet realitet dhe potenciali i fëmijëve nuk njeh kufij!

Në bashkëpunim me ekipin e saj, Dafina ndihmon fëmijët të përballen me sfidat e tyre të performancës në shkollë, shtëpi dhe komunitet, përfshirë:

 
  • Shkathtësitë Akademike: të lexuarit, të shkruarit

  • Shkathtësitë e Jetës: ushqyerja, veshja, gjumi, punët dhe detyrat drejt pavarësimit

  • Të kuptuarit dhe komunikimi

  • Shkathtësitë e të nxënit: Vëmendja, organizimi

  • Shkathtësi Sociale: Vetë rregullimi-aftësi për të luajtur dhe ndërvepruar me rrethin

  • Shkathtësi Emocionale: Mënyrat e motivimit dhe Roli i Vetëbesimit

Ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësime Psikologjike për fëmijë dhe të rritur

  • Terapi individuale

  • Kurse online për punonjës aktual të sektorit të psikologjisë dhe edukimit apo student të këtyre lamive

  • Konsultime me prindërit

  • Punëtori për edukimin e hershëm

  • Planifikm të programit të edukimit të hershëm

  • Punëtori dhe trajnime online (sektori : Psikologji dhe Edukim)

  • Udhëzime online për qështjet psikologjike



Vlerësimet psikologjike per fëmijë dhe të rritur:

Vlerësimet psikologjike janë përshkrime të detajuara të gjendjes psikologjike të njeriut. Ato, bazuar nga rasti, realizohen përmes orëve observuese dhe më pas inventarëve psikologjik sipas nevojës. Vlerësimet psikologjike janë konkludime të detajuara që japen bashkë me udhëzimet dhe rekomandimet e nevojshme.

Terapia Individuale

Terapia individuale përcaktohet bazuar në diagnozën që personi ka.Si hap i parë është vlerësimi psikologjik (përshkrimi i detajuar i gjendjes psikologjike) dhe pastaj përzgjedhja e terapisë së duhur për trajtim.

Konsultime me prindërit

Prindërimi është një nga ‘profesionet’ më të vështira në ditët e sotme,duke evouluar jeta –teknologjia dhe mundësitë e reja është bërë edhe më e vështirë për të menagjuar kohën dhe për të rritur fëmijet në mënyrën e duhur..
Këtu mund të gjeni disa përgjigjje të dilemave të ndryshme që kanë  prindërit ,por ju mund të na kontaktoni për dilemat e juaja dhe bazuar nga qështja merrni udhëzimet e nevojshme.

Çdo fëmije me cfarëdo karakteristike të personalitetit që ka, gjatë 5 viteve të para të jetës mund të arrijë të përvetësojë, ndryshojë apo përforcojë sjelljet dhe tiparet pozitive.


Punëtoritë dhe Udhëzimet Online

Nga eksperienca personale kam parë gjithmonë të nevojshme të ketë një mënyrë online për të mësuar ,studiuar ,udhëzuar profesionalisht e pse jo edhe për t’u certifikuar,andaj përmes këtij formati tek opsioni (porosite) ju do të gjeni kurse/udhëzime dhe workshope online me tema të ndryshme që i përkasin kryesisht sektorit të psikologjisë dhe edukimit të hershëm.Përmes website ju do të keni mundësinë që të merrni workshope apo trajnime online ,dhe nëse dëshironi të certifikoheni duhet të vazhdoni hapat sipas kërkesave pasi të përfundoni pjesën informuese.