Pse përdorimi i veglave gjatë kohës së ushqimit është duke dëmtuar fëmijën tuaj dhe si ta ndaloni atë?
Arsyetimet më të shpeshta të prindërve pse praktikojnë një gjë të tillë :
Po, është i përshtatshëm dhe jep rezultate të menjëhershme, pasi fëmijët hanë më shpejt dhe më mirë ndërsa përqendrohen në ekranet e tyre sesa në pjatat e tyre. Fatkeqësisht, futja e fëmijëve në ekrane gjatë vakteve të ushqimt është një nga kurthet më të mëdha të prindërve që ka pasoja shkatërrimtare, afatgjata.
Nga cka janë fëmijët duke u privuar përderisa përdorin ekrane(telefon,ipad etj) gjatë ngrënies?
Praktikimi i aftësive komunikuese dhe sociale, siç janë aftësitë e kontaktit me sy dhe biseda
Mënyra e të mësuarit të tryezës
Lidhja me familjen e tyre
Të mësosh të shijosh ushqimin dhe të bëhesh një ushqyes i ndërgjegjshëm
Zhvillimi i vetë-rregullimit, kënaqja e vonuar dhe vëmendja
Qfarë po ndodh tek ata përderisa hanë me vegla pranë vetës?
Një ndjenjë tjetërsimi
Mbingarkesa shqisore
Duke qenë parakusht për të ngrënë nën një nivel të lartë, të vazhdueshëm të stimulimit të siguruar nga ekranet
Perceptimi i vakteve dhe ndërveprimi social si 'i mërzitshëm' kur nuk çiftëzohet me elektronikë
Cfarë duhet të bëjnë prindërit?
Vendosni një rregull: 'Asnjë ekran gjatë vakteve të ushqimit'.
Nëse fëmija juaj tashmë është i varur për të ngrënë me vegla, atëherë duhet të rimerrni gjendjen e trurit të fëmijës suaj duke zëvendësuar ekranet me një proces më stimulues të ngrënies nga:
Krijoni një zar bashkë me fëmijen tuaj duke listuar ushqimet e preferuara të fëmijes në siperfaqet e zarit (Qokollatë/Haribo etj) dhe para kohës së ushqimit,fëmija hedh zarin ajo që bie të jetë stimulimi pozitiv që ju do t’i japni fëmijes tuaj nëse ai nuk përdor mjetet elektorinike gjatë ngrënjes së ushqimit.
Bëjeni më atraktive kohën e ushqimit p.sh shkoni bashkë me fëmijen tuaj të bleni pjatën/gotën/lugën e tij favorite dhe tregoni se nga dita e sotme nuk do të përdorim askush ekrane apo gjësende gjatë kohës së ushqimit.
Kujdes , sigurohuni se ju nuk jeni duke ngrënë me ekranet elektronike afër,sepse ju jeni shembulli më i mirë për fëmijen tuaj.
Përcjellni ndryshimet kur merni hapa ndërveprues dhe ngadalë largojeni stimujt duke kaluar në praktikë rutinore tashmë të ditur.
*** Koha e ushqimit është kohë e qmuar dhe ne duhet të shijojm ushqimin dhe kohën me familje duke mos menduar fare për ekranet!